2008-01-11 18:09:51

Telegram i Papës për atentatet e fundit në Irak: ‘Sulmet kundër të krishterëve i prekin të gjithë irakianët’.


(11.01.2008 RV)RealAudioMP3 “Sulmet kundër të krishterëve drejtohen kundër mbarë popullit irakian”. Kështu shkruhet në një telegram drejtuar nga Benedikti XVI, me nënshkrimin e sekretarit të Shtetit, kardinalit Bertone, Patrikut kalde të Bagdadit, kardinalit Deli. Papa i shpreh afërsinë njerëzore e shpirtërore gjithë bashkësisë së krishterë, pas atentateve që e goditën në Bagdad, Mosul e Kirkuk dhe kërkon bisedime paqësore për kapërcimin e vështirësive në vend. U drejtohet drejtpërdrejtë përgjegjësve, duke u kërkuar të heqin dorë nga dhuna, që po i shkakton vuajtje të rënda popullsisë civile dhe inkurajon autoritetet të vijojnë përpjekjet për të gjetur rrugëzgjidhje të arsyeshme, që i respektojnë të gjithë. Së fundi, Benedikti XVI thekson se lutet për bashkëjetesën paqësore të të gjitha grupeve të ndryshme të cilat përbëjnë popullsinë irakiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.