2008-01-11 17:59:39

Maqedonia rivendos vizat per shqiptarët


(11.01.2008 RV)Pasi Brukseli lehtëson regjimin e vizave për shqiptarët që lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, Maqedonia bën të kundërtën. Ndërsa deri tani, ka qenë e mundur të shkohet pa viza, si për biznes, ashtu edhe për turizëm, që tani e tutje shqiptarët që shkojnë në Maqedoni duhet të kërkojnë vizë. Ky regjim vizash është vendosur për Shqipërinë dhe për vende të tjera të botës dhe ka shkaktuar reagime negative të politikanëve shqiptarë e të popullsisë shqiptare në Maqedoni. Në shkurt pritet të flitet për këtë gjatë vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski, që do të vijë në Tiranë me ftesë të homologut të tij Sali Berisha.







All the contents on this site are copyrighted ©.