2008-01-10 18:10:56

Vizita e kardinalit Toppo në shtetin indian të Orisës, tatër i dhunës antikristiane.


(10.01.2008 RV)Kryetari i Konferencës ipeshkvnore indiane, kardinali Toppo, vizitoi pak ditë më parë zonën e Bubhaneshvarit, në shtetin e Orisës, në lindje të Indisë, ku bashkësia e krishterë është sulmuar kohët e fundit nga forcat antikristiane fondamentaliste të Visiva Hindu Parishad. Në kohën e Krishtlindjes, ndërmjet 24 e 27 dhjetorit, grupet fanatike sulmuan pronat e të krishterëve, duke shkaktuar vdekjen e 6 vetëve. Bilanç tejet i hidhur: u sulmuan 70 kisha e institucione, u shkatërruan ose u dëmtuan 600 shtëpi, u goditën në mënyra të ndryshme 5 mijë vetë. Megjithë pengesat që iu krijuan, kardinali Toppo ia doli mbanesh t’i takonte viktimat e sulmeve. Në vijim, përmes një letre drejtuar autoriteteve, i quajti ‘vërtetë tragjike’ këto sulme të papërligjshme kundër të krishterëve dhe kërkoi mbrojtjen e tyre nga grupet sektare, ndërsa mobilizoi mbarë Kishën në Indi për t’i ndihmuar vëllezërit e zonës së Bubhaneshvarit.







All the contents on this site are copyrighted ©.