2008-01-10 18:05:14

Sulme të reja kundër të krishterëve në Irak


(10.01.2008 RV)RealAudioMP3 Pas sulmeve të së dielës së Dëftimit të Zotit në Mosul e Bagdad, atentate të reja regjistrohen kundër objektivave të krishtera në Irak. Tri autobomba shpërthyen dje në Kirkuk. Ndër objektivat, katedralja kalde e Zemrës së Krishtit dhe kisha siro-katolike e Shën Efrehemit. “Jemi të shqetësuar – deklaron për agjensinë katolike Asianews (Azianjus), imzot Luis Sako, kryeipeshkëv kalde i Kirkukut – por do ta vazhdojmë impenjimin tonë në dialogun ndërfetar”. Ironi e fatit, pikërisht dje, kryeministri irakian Al-Maliki u pati siguruar të krishterëve “mbrojtje dhe drejtësi”. Në mikrofonin tonë Adib Fateh Alì, zëdhënës i Bashkësisë irakiane në Itali:
Sinqerisht, përshtypja është se kemi të bëjmë me atentate të koordinuara, për nga niveli, për nga numri, e madje edhe për konçidencën – në Bagdad festa e Ujit të Bekuar, në Kirkuk tri kisha goditen gati njëkohësisht. Ngrihen me të vërtetë një sërë pyetjesh se kush mund të jenë dërguesit. Të krishterët duket se janë lënë pak në mëshirë të fatit. Përveç Sirisë, në Kurdistan, në veri të Irakut, deri dje të krishterët jetonin relativisht të qetë, ndërsa sot kërcënohen edhe banorët autoktonë të krishterë, që janë të pranishëm masivisht në Mosul dhe Kirkuk. Shtypi irakian nuk u jep fare rëndësi këtyre ngjarjeve dhe as që e ka përmendur deklaratën e kryeministrit për të krishterët. Duket se ajo është bërë për ta dëgjuar perëndimorët. Të gjithë merren me probleme të tjera, që i njohim tashmë.







All the contents on this site are copyrighted ©.