2008-01-09 19:24:00

Filloi misioni i presidentit Bush në Lindjen e Mesme


(09.01.2008 RV)Siç e përmendëm, filloi vizita e presidentit amerikan Bush në Lindjen e Mesme. Etapa e parë në Izrael, ku Bush është takuar me presidentin Shimon Peresh dhe në Jeruzalem, me kryeministrin Ehud Olmert. Në qendër të bisedimeve, niveli i negociatave me palestinezët, pas takimit të djeshëm Olmert – Abu Mazen, dhe programi bërthamor iranian, mbi të cilin shërbimi sekret israelit ka të dhëna të reja.
Nesër, presidenti amerikan do të shkojë në Çisjordani, në Ramallah, për një takim me presidentin palestinez Abu Mazen. Etapat e mëvonshme prekin pesë vende: Kuvajtin, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Egjiptin.


Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Musa ndodhet sot në Bejrut për të ndërmjetësuar në krizën politike që e ka lënë vendin pa president që nga 24 nëntori. Lidhja Arabe ka miratuar të shtunën një plan, mbështetur nga Perëndimi, që parashikon tre hapa: zgjedhjen e gjeneralit Mishel Sulejman në krye të shtetit, krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar dhe miratimin e një ligji të ri elektoral.








All the contents on this site are copyrighted ©.