2008-01-08 17:22:58

Kisha ka nevojë për jezuitët në udhëkryqin ndërmjet fesë e kulturës, ku misionarët punojnë për të rindërtuar njeriun, duke u nisur nga njeriu.


(08.01.2008 RV)Me këtë frymë, dje, në Kishën romake të Jezusit u hap Kongregacioni i 35-të i Shoqërisë së Jezuitëve. Kremtimin e kryesoi kardinali Franc Rodé, prefekt i Kongregatës për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike. Më pas nisi puna me dy objektiva kryesore: zgjedhjen e eprorit të përgjithshëm dhe reflektimin mbi temat themelore për jetën e Shoqërisë së Jezuitëve. Në përfundim të kremtimit u ndez llamba kushtore përpara shtatores së Shën Injacit, brenda së cilës ruhen edhe reliket e Shenjtit, i cili më 1540 themeloi Shoqërinë e Jezusit. Kongregacioni ndiqet shpirtërisht edhe në Shqipëri, prej nga na flet Atë Lelo Lancili. Po transmetojmë sot pjesën e dytë të intervistës së misionarit Jezuit, në mikrofonin e kryeredaktorit tonë, Dom David Gjugjës:RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.