2008-01-06 16:39:55

Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI na fton të ndjekim Ungjillin, ashtu si Mbretërit Dijetarë ndoqën kometën.


(06.01.2008 RV)Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa shpjegoi se, ashtu si Mbretërit dijetarë, burrat e gratë e të gjitha breznive kanë nevojë për dikë, që t’i drejtojë në rrugën e tyre dhe pyesin gjithnjë ç’yll mund e duhet të ndjekin. Drita shpirtërore që u priu Mbretërve – shtoi Benedikti XVI – është e pranishme në Fjalën e Ungjillit.Para lutjes mariane, Ati i Shenjtë uroi përzemërsisht vëllezërit e motrat e Kishave Lindore që, duke ndjekur kalendarin julian, e kremtojnë Krishtlindjen nesër. Së fundi Papa kujtoi se sot kremtohej edhe Dita Botërore e Fëmijëve Misionarë dhe i uroi fëmijët të jenë gjithnjë misionarë të Ungjillit.







All the contents on this site are copyrighted ©.