2008-01-06 16:44:10

Dialogu i Marisë me Mbretërit - marrë nga veprat e Efremit të Sirisë.


(06.01.2008 RV)Mbretërit: Një yll ne na lajmëroi,
se ai që ka lindur është mbreti i qiellit.
Yt bir ka pushtet mbi yjet
Ata lindin vetëm me urdhër të Tij!

Maria: E unë po ju tregoj një të fshehtë tjetër,
që të bindeni:
linda tim bir e mbeta e virgjër:
Është Biri i Zotit, përhapeni lajmin!

Mbretërit: Dhe ylli na tregoi
se biri i Zoti është edhe yt bir.

Maria: Lartësi e humnera janë dëshmitarë,
e janë dëshmitarë gjithë engjujt e yjet.
Ai është bir i Hyjit e Zot.
Përhapeni lajmin ndër shtigjet pafund,
që paqja t' mbretërojë në çdo vend.

Mbretërit: Paqja e tand bir na priftë
në vendin tonë, me siguri, si erdhëm:
pushteti i tij mbarë botën e sundoftë,
Tokën tonë e vizitoftë e e shenjtëroftë.


Maria: Galdoftë Kisha, lumni këndoftë
për lindjen e birit të të lartit Zot,
agimi i të cilit ndriçoi qiell e tokë;
e duke lindur, gazmoi çdo njeri.







All the contents on this site are copyrighted ©.