2008-01-05 17:36:36

Kardinali Umes i nxit ipeshkvijtë e mbarë botës të luten për shenjtërimin e klerit.


(05.01.2008 RV)Një nismë në shkallë botërore i fton të gjithë besimtarët të adhurojnë vazhdimisht Eukaristinë, duke u lutur për ndreqjen e mungesave të disa meshtarëve e sidomos, për viktimat e sjelljeve të tyre seksuale. Është kjo nisma e lutjes e propozuar nga kardinali Klaudio Umes, prefekt i Kongregatës për Klerin. Hirësia e tij e shpjegon nismën përmes një interviste botuar në gazetën vatikanase ‘L’Osservatore Romano’. Ditët e ardhshme adhurimi eukaristik do të fillojë në të gjitha kishat e botës. Në Itali e para do të jetë dioqeza e Maçeratës, që do ta nisë adhurimin eukaristik të vazhdueshëm në kuvendin e Korpit të Krishtit.








All the contents on this site are copyrighted ©.