2008-01-04 18:34:05

Shën Elizabeta Beilei Setën, themeluese e rregulltareve të bamirësisë të Shën Jozefit.


(04.01.2008 RV) Shën Elizabeta lindi më 28 gusht 1774 në Nju Jork, në familjen e një mjeku të krishterë të konfesionit episkopalian. Pati fëmijëri e rini të zakonshme, pa ngjarje të mëdha. U martua e re e Zoti i fali pesë fëmijë. Shumë shpejt Elizabeta mbeti e vejë. Pas vdekjes së të shoqit, u kthye në katolicizëm dhe themeloi “Motrat e bamirësisë të Shën Jozefit”, Sister of charity, Kongregatë rregulltare shumë e përhapur në SHBA. Është Kongregata e parë femërore amerikane, që u themelua më 1 qershor 1809 e shenjtja e ardhshme qe eprorja e parë e përgjithshme. Nisi kështu t’u shërbente me të gjitha forcat të varfërve e të vuajturve. Njëkohësisht iu kushtua me të njëjtin zell, shkollave famullitare. Kongregata rritej me shpejtësi të madhe e në vitin 1812 u autorizua të ndiqte si rregull atë të motrave të Shën Vinçenc de Paolit. Elizabeta Ana Beilei, e veja Setën, vdiq më 4 janar të vitit 1821. Sapo kishte mbushur 46 vjet. U shpall e lume më 1963 nga papa Gjoni XXIII; shenjte - më 14 shtator 1975 nga papa Pali VI.







All the contents on this site are copyrighted ©.