(04.01.2008 RV)Viti 2008 do të jetë vit i privatizimeve për Shqipërinë. Deklarata
është e kryeministrit Sali Berisha, i cili është krenar se privatizimi po hyn edhe
aty ku shtetet e tjera ngurrojnë për arësye strategjike, si në sektorin energjitik.
Berisha theksoi sot në mbledhjen e qeverisë se do të privatizohet Korporata Energjitike
Shqiptare, Kompania e naftës ARMO dhe Instituti i Sigurimeve. Gjithashtu, mbledhja
e sotme anulloi vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Bushatit, duke preferuar
atë të Ashtës.