2008-01-04 18:49:43

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, por nuk ka akoma qeveri


(04.01.2008 RV)Në ditën kur është mbledhur Kuvendi i Kosovës, në seancën e tij të parë pas zgjedhjeve, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk kanë gjetur një marrëveshje për koalicionin që do t’i jepte vendit qeverinë. Sipas zëdhënësit të partisë së Hashim Thaçit, nëse LDK-ja nuk kthen përgjigje brenda tri ditëve për propozimet e PDK-së, do të kërkohet koalicion me parti tjetër. Partia Demokratike e Kosovës, fitimtare në zgjedhjet e 17 nëntorit, i ka ofruar LDK-së postin e presidencës, 5 ministri, një zëvendëskryeministër, por ka kërkuar që kandidatët për këto poste të mos kenë qenë ministra në qeverinë e mëparshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.