2008-01-02 18:37:07

86 gazetarë të vdekur gjatë vitit 2007


(02.01.2008 RV)Viti 2007 ka qenë një vit i zi për lirinë e shtypit. Kjo e drejtë është shkelur çdo ditë në shumë vende, nëpërmjet censurës, mbylljes së agjensive, gazetave, faqeve të internetit, deri në rrëmbimin, arrestimin dhe vrasjen e gazetarëve. Së paku 86 gazetarë dhe 20 bashkëpunëtorë të mediave janë vrarë në vitin 2007. Vendet më të rrezikshme janë pa dyshim Iraku, Somalia dhe Pakistani, por censori më i madh është Kina, sidomos në internet. Korrespondentët e huaj në Pekin denoncojnë shantazhe nga ana e qeverisë, pavarësisht nga rregullat më liberale në fuqi që prej një viti, si detyrim i Kinës para bashkësisë ndërkombëtare, për Olimipiadën dhe Paraolimpiadën, që këtë vit do të zhvillohen në vendin e madh aziatik.








All the contents on this site are copyrighted ©.