2008-01-01 17:54:42

Të rinjtë nga mbarë Evropa, mbledhur në Gjenevë nga Bashkësia ekumenike e Tezesë, u rinisën nga qyteti zviceran, duke u impenjuar për pajtimin


(01.01.2008 RV)Më se 40 mijë të rinjtë e të rejat, mbledhur në Zvicër prej mbarë Evropës, e edhe prej Shqipërisë, u nisën sot nga Gjeneva, ku morën pjesë në ‘Shtegtimin e besimit mbi tokë’, organizuar nga Bashkësia ekumenike e Tezesë, themeluar në vitin 1940 nga Vëllau Rozhe. Shtegtimi, i tubuar për herë të parë në vitin 1978, të nesërmen e fillimit të papnisë së Gjon Palit II, sivjet u kremtua për të 30-tën herë. Së pari të rinjtë u mblodhën në Zvicer, në qytetin ku u themelua Bashkësia e Tezesë, për t’u zhvendosur, pastaj, në Borgonjën franceze. Ndërsa dje organizuan, në të gjitha famullitë e Gjenevës, mbrëmjet e lutjes për paqen, për ta përfunduar tubimin me Festën e popujve. Sot u rinisën për në vendet e tyre, duke u impenjuar të çojnë frymën e pajtimit atje, ku tashmë kanë arritur, ngarkuar me mbresa të paharrueshme e me detyra të reja, në pritje të një takimi të ri.
  







All the contents on this site are copyrighted ©.