2008-01-01 13:58:21

Për herë të pestë Lëvizja e dashurisë familjare i fton familjet ta kalojnë natën e Vitit të Ri, duke u lutur para Shpellës së Betlehemit në Sheshin e Shën Pjetrit.


(31.12.2007 RV)T’i kalosh në familje orët e fundit të vitit plak, duke pritur hapat e para të Vitit të Ri, por në vend që të rrish në shtëpi, duke ngrënë e duke shprazur fishekzjarre – të bashkohesh me qindra njerëz të tjerë në lutje, para ikonës së familjes: Shpellës së Betlehemit. Shumë familje, anëtare të Shoqatës ‘Familja, kishë e vogël – lëvizja e dashurisë familjare’, kanë zgjedhur këtë mënyrë për ta festuar Vitin e Ri, e pikërisht para Shpellës së Betlehemit në Sheshin e Shën Pjetrit, prej nga përhapet në botën mbarë misteri i Krishtlindjes, mister i fesë e i vlerave të vërteta të jetës. Lutja do të fillojë sonte, në orën 23. 15, për të përfunduar nesër në orën 7.00 të një mëngjesi ndryshe, mëngjes i një Vitit të Ri. Lutjen do ta kryesojë don Gjovani Erkole.







All the contents on this site are copyrighted ©.