2008-01-01 13:57:59

Kardinali Bertone në ‘Familjen e krishterë”: pavarësisht nga sulmet që i bëhen shpesh, Kisha përpiqet për dialogun dhe mbrojtjen e vlerave në Itali e në botë.


(31.12.2007 RV)Një intervistë-bilanç, që përfshin me një shikim ngarjet kishtare e shoqërore të 2007-tës, të lexuara në perspektivë të 2008-tës: kjo është përmbajtja e intervistës që i dha sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, së përjavshmes italiane “Familja e krishterë’, e cila do ta botojë në numrin e 6 janarit të ardhshëm. Si niset nga situata në Itali, për ta zgjëruar horizontin tek situata ndërkombëtare, duke kaluar nëpër Lindjen e Mesme e Kinë, kardinali Bertone i nxit edhe mjetet tjera katolike të komunikimit të formojnë një rrjet të fuqishëm me ndikim më të madh në shoqërinë bashkëkohore.Por, cili është burimi për ardhmërinë e botës? Kardinali Bertone nuk ka kurrfarë dyshimi: është Kisha me trashëgiminë e saj morale e shoqërore. Kjo Kishë, e sulmuar fuqimisht në Itali, ashtu siç nuk është sulmuar as në vitet e antiklerikalizmit më të ndezur politik e ideologjik, vijon të besojë në forcën e dialogut, të rreshtohet në krye të radhëve të atyre, që mbrojnë vlerat e padiskutueshme të jetës e të familjes. E po kjo Kishë është gjithnjë gati të përballojë çështjet ndërkombëtare më delikate e më të ngatërruara, duke nisur nga Kina, në Tokën e Shenjtë e në vise e kontinente të tjera, duke mbrojtur vlerat ndërkombëtare dhe deklaratat historike e duke ripohuar se Kombet e Bashkuara janë të pazëvendësueshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.