2007-12-29 17:52:59

Sot Kisha kremtoi festën e Familjes Shenjte, model për të gjitha familjet.


(30.12.2007 RVRealAudioMP3 Familja e Virgjërës Mari, e Shën Jozefit dhe e Krishtit Fëmijë, që njihet si Familja Shenjte e Nazaretit, është model i virtyteve njerëzore e të mbinatyrshme për të gjitha familjet e krishtera. Duke hyrë në misterin e kësaj familjeje kaq të veçantë, mund të fitojmë vlera e të marrim mësime që sot, më shumë se kurrë, janë të domosdoshme për t'i siguruar shoqërisë njerëzore themele të shëndosha: mësimet e paqes, të pajtimit e të dashurisë.
Sa do të dëshironim që paqja, pajtimi e dashuria e Shtëpisë së Nazaretit të mos i mungojnë asnjërës prej familjeve të sotme. Lutemi, prandaj, që të gjithë prindërit e krishterë të jenë të vetëdijshëm për detyrën e tyre të pazëvendësueshme, si ndaj fëmijëve, ashtu edhe ndaj shoqërisë, sepse nga ata pritet një dëshmi e vërtetë dhe e fuqishme ungjillore. Sot familja e krishterë është e thirrur të japë shembullin e saj bindës, lidhur me mundësinë e një martese të jetuar plotësisht në përkim me planin e Zotit dhe me kërkesat e vërteta të njeriut: kujdesin e bashkëshortëve për njëri-tjetrin e sidomos për fëmijët. Familja e bashkuar, që ndjek këto parime, i kapërcen më lehtësisht provat e vështirësitë që ndesh në rrugën e saj e i ngjan Familjes Shenjte të Nazaretit.







All the contents on this site are copyrighted ©.