2007-12-29 17:54:03

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(30.12.2007 RV)RealAudioMP3 Sot, në festën e Familjes Shenjte të Jezusit, Shën Marisë dhe Shën Jozefit, u përkujtua edhe Shën Feliçi, papë. Jemi në tetëditshen e Krishtlindjes.
hënën do të kremtohet festa e Shën Silvestrit papë, e Shenjtoreve Donata e Hilaria, martire dhe e Shën Melanisë, matronë romake: është nata e Vitit të Ri 2008 – Deo Gratias! Ta falënderojmë Hyjin për të gjitha ngjarjet e vitit të kaluar dhe t’i lutemi të na dhurojë një vit të ri në përkim me vullnetin e Tij!
Të martën e ardhshme - Solemniteti i Marisë, Nënë e Zotit - Dita e parë e Vitit të Ri 2008, shoqërohet me mesazhin e Papës për Ditën e 41-të Botërore të Paqes.
mërkurën, përkujtojmë Shenjtorët Bazili dhe Gregori i Naciancenit, ipeshkvij e doktorë të Kishës, që me liturgjinë e festës së tyre na kujtojnë se mbarë bota e pa shëlbimin e Zotit.
Të enjten është festa e Emrit të Shenjtë të Jezusit, Qengjit të Hyjit, mbi të cilin pushoi Shpirti Shenjt në trajtën e pëllumbit, Atij që shlyen mëkatet e botës. Në emër të tij edhe ne u bëmë bij të Hyjit.
Të premten e ardhshme do të përkujtojmë Shën Elizabetën Seton dhe Shën Angjelën e Folinjos, rregulltare françeskane, që na kujtojnë se kush e takon Zotin, mbetet i mahnitur prej Tij e nuk mund të mos bëhet menjëherë misionar e kumtues i Mesisë së Vërtetë.
Java mbyllet, të shtunën e ardhshme, me festën e Shën Eduardit, mbret i Anglisë dhe Shën Gjonit Njumën, ipeshkëv i Filadefies në SHBA. Liturgjia e festës na kujton se qielli u hap, për të dëftuar ardhjen e Birit të Hyjit mes nesh. Ta pranojmë si Zot në zemrat e në shtëpitë tona.
Arrijmë, kështu, në përfundim të festave dimërore, në Solemnitetin e Dëftimit të Zotit, që në Shqipëri njihet edhe me emrin Solemniteti i Ujit të Bekuar, i cili do të kremtohet të dielën e ardhshme. Nga Nata e Krishtlindjes, tek Nata e Vitit të Ri 2008 e tek Dëftimi i Hyjit të dielën e ardhshme, ta lusim Zotin që të jetë i pranishëm në shtegtimin tonë gjatë gjithë Vitit të Ri 2008.







All the contents on this site are copyrighted ©.