(29.12.2007 RV)Ja përsëri në takimin
tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë
e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë Hyjnore të solemnitetit të Familjes
së Shenjtë. Dëgjues të nderuar gjendemi në kohën e Krishtlindjes e vazhdojmë të
kundrojmë misterin e mishërimit të Zotit tonë Jezu Krishtit, vazhdojmë ta ardhurojmë
Zotin që ka dashur të lind në Familjen e Nazaretit për të na mësuar edhe ne po ato
virtyte që lulëzuan në familjen e Jezusit. Pra, kjo festë na propozon si reflektim
misterin e jetës së Jezu Krishtit. Fjala e mishëruar e Hyjit u inserua e hyri thellësisht
e rrënjësisht në realitetin njerëzor duke marrë pjesë në të gjitha përmasat. Kështu
kjo festë na përkujton edhe një herë se Familja është e mira më e çmueshme, se Familja
është vlera më e shtrejtë që njerëzimi ka e prandaj Jezusi, Maria e Jozefi janë shembuj
për ne se si duhet të jetojmë në përkim e dashuri unitetin familjar. Kremtimi i
festës së Familjes së Shenjtë në të dielën e parë pas Krishtlindjes ka një domethënie
shumë të qartë: Fjala e Zotit duke u mishëruar, ka dashur ta shenjtëroi natyrën njerëzore
në të gjitha aspektet e saj, e mes këtyre aspekteve themelor është ai i familjes.
Tema e familjes është jashtëzakonisht aktuale edhe sot, e Fjala e Zotit e kësaj
feste na tërheq vëmendjen tonë të të gjithëve, prindër e fëmijë ndaj vlerave njerëzore
nga të cilat duhet të burojnë sjelljet dhe verpimet e mira e të drejta, në mënyrë
që çdo familje të jetë e denjë të quhet Familje; vend i formimit të personit, vend
i kultivimit dhe i rritjes e rrezatimit të vlerave njerëzore, shpirtërore, shoqërore,
kulturore, kombëtare e botërore. Ne nga një herë Familjen e Shenjtë e shikojmë
me admirim e smirë të shenjtë duke menduar e konsideruar atë si familje të “privilegjuar”
në krahasim me familjen tona të zakonshme. E kjo bëhët për ne një alibi i lehtë për
të arsyetuar realitetin tonë familjar. Mirëpo, duke lexuar më vëmendje pjesën e Ungjillit
të kësaj feste marrë nga Mateu, zbulojmë se as Familja e Shenjtë e Nazaretit nuk është
kursyer e as ruajtuar prej vështirësive që të gjithë ne kemi e përjetojmë. Jezusi
jo vetëm që lind i varfër e larga prej vendit e tokës së tij, por qysh i vogël është
refugjat, detyrohet të emigroj. Të qenurit të tij Bir i Zotit nuk e ka vënë në strehim
e as ruajtur prej vështirësive e problemeve, madje ky fakt i ka shkaktuar probleme
edhe më të mëdha e të reja. Në të vërtetë Jezusi nuk emigron për shkaqe ekonomike
apo për arsye të fatëkeqësive natyrore apo nga lufta: emigrimi i tij nuk është llogaritje
apo leverdi njerëzore e menduar e përgatitur. Eshtë ëngjëlli që i tregon udhën për
një sistemim të përkohëshëm për ti shpëtuar persekutimit e vdekjes. E gjithnjë është
engjëlli përherë emisar i Zotit, këshilltar i çmueshëm i shpirtit ai që e ndihmon
Jozefin me familje të kthehet në vend të sigur për Foshnjen Hyjnore. Pengesa e problemi
është Herodi, vendimet dhe përcaktimet e tija çnjerëzore realizojnë profecitë. Ai
udhëron maskrën e fëmijëve të pafajshmëm duke synuar asgjësimin e Foshnjes së Betlehemit. Po
Familja e Shenjtë është “në udhëtim”, shpëton, e përjeton shtegtimin e fesë, zhvendoset
në përkim me shenjat e Zotit. ***** “Merre me vete fëmijën dhe nënën
e tij e ik në Egjipt”. (Mt 2,13-15.19-23). Ka lindur një fëmijë: dëshiron të thithë
jetën, ndërsa rrethë tij mbretërit përgatisin e përhapin vdekjen. Tregimi i pjesës
së Ungjillit të Mateut dëshmon se Fjala e Zotit jo vetëm që është bërë mishë i brisht
prej fëmije, por është mishë i kërcënuar, i rrethuar, i sulmuar, i ekspozuar ndaj
të gjitha forcate të verbëra që e bëjnë të angështuar jetën e njerëzve. Eshtë Krishtlindja
që vazhdon: është Zoti që mishërohet ende më tepër e më tej, edhe më thellë, në mishin
e pasigurisë, të angështimit, të mundimit, të ankthit, të gulçimit. Pse Zoti urdhëron
të iket pa garantuar një të ardhme, pa shënjuar udhën e caktuar datën e kthimit?
Pse lejon që Biri i tij të persekutohet e të emirgojë? Dashuria nuk mbron por ekspozon,
vën në rrezik. “Ik në Egjipt!” Por Egjipti nuk është shpëtim, është skllavëri për
Izraelin. Dhe ja Jezusi e ripërshkon udhën e popullit të vet, zbret e ngjitet nga
vdekja që është në Egjipt. Hyji ndërhyn por jo ashtu siç e prisnim. Ndërhyn, sikur
thotë Izaia, duke u bërë “forca ime e kënga ime” (12,2). Ja: mbretërit urdhërojnë
masakra, Jozefi ëndërron. Një korkërr ëndërre bie brenda ingrazhanit e rrotave të
historisë, e megjithëkëtë e aftë të ndryshoj rrjedhën. Herodi dërgon ushtarë e vret,
por diçka i zbulon e asgjëson planet e tij. Zoti nuk dërgon ushtarë as kiler, por
një ëngjëll brenda udhës së përvujtë e të thjesht të ëndërrës. Engjëlli ka një detyrë,
e nuk është ajo e shmangjes së azilit, as e shmangies së vështirësive por për ti dhënë
forcë Jozefit që të mos dorëzohet në shkretëtirë, që të mos dorëzohet para frikës,
që të mos dorëzohet para emigrimit e të lulëzojë shpresa për çdo njeri që na është
dhuruar në Krishtin e mishëruar. Tani ti degjojme leximet biblike . ...dhe homeline e kesaj
feste....