2007-12-28 16:21:06

Me 28 dhjetor kalendari kishtar kremtoi Shenjtorët e pafaj.


(28.12.2007 RV)RealAudioMP3 Mbretërit Dijetarë erdhën nga Lindja për të adhuruar Foshnjën Hyjnore të lindur në grazhdin e Betlehemit. Të lajmëruar në ëndërr për të mos kaluar nga Herodi – lexojmë në Ungjillin e Shën Mateut – ata u kthyen në vendet e tyre nëpër një rrugë tjetër. Duke e parë këtë, Herodi u tërbua dhe urdhëroi që në Betlehem e në rrethinat e tij të mbyteshin të gjithë meshkujt dy vjeç e teposhtë. Kështu në Jezusin u vërtetuan profecitë e, sidomos, profecia e Jeremisë, që shkruan: “Një zë dëgjohet në Ramë, vajtim e gjëmë e hidhur: Rakela vajton të bijtë, nuk do të ngushllohet, sepse ata s’janë më. Foshnjet e mbytyra nga Herodi, me shpresë se ndërmjet tyre do të ishte edhe Mesia, konsiderohen si frytet e para të të shëlbuarve nga Jezusi. Ja pse Kisha i nderon si martirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.