2007-12-27 17:50:17

Filloi në Gjenevë 'Takimi evropian i të rinjve', organizuar nga bashkësia e Tezesë. Mesazhi i Atit të Shenjtë.


(28.12.2007 RV)Më se 40 mijë të rinj e të reja, mbledhur në Gjenevë prej mbarë Evropës, e edhe prej Shqipërisë, filluan sot ‘Shtegtimin e besimit mbi tokë’, organizuar nga Bashkësia ekumenike e Tezesë. Do ta vijojnë deri më 1 janar.
Duke u drejtuar një mesazh të rinjve të lëvizjes ekumenike ndërkombëtare të Tezesë, themeluar në vitin 1940 nga Vëllau Rozhe, Papa shkruan: “Vetëm Krishti na ofron çelësin e shpresës së vërtetë, një shprese e cila e tejkalon çdo shpresë të vogël që mund të kemi, sepse na drejton drejt ardhmërisë e drejt lumturisë së amshuar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.