2007-12-27 17:52:15

Atentat në Pakistan: vritet ish-kryeministrja Benazir Buto.


(27.12.2007 RV)Sot, gjatë një manifestimi elektoral në Ravalpindi, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Pakistan, caktuar për datën më 8 janar, humbi jetën ish–kryeministrja Benazir Buto. E kthyer në atdhe pas një largimi të gjatë, për të marrë pjesë në votime, Buto u bë viktimë e një atentati, gjatë të cilit u plagosën disa anëtarë të tjerë të partisë së saj, ndërsa 30 vetë të tjerë mbetën të vdekur. Atentati u dënua nga mbarë bota. SHBA e quajtën tragjedi të vërtetë, ndërsa Rusia e dënoi me fjalë shumë të ashpra. Edhe ndjekësit e ish-kryeministrit Sharif, të mbledhur në Islamabad për një miting elektoral, u ndeshën me militantët e një partie filoqeveritare. Pasojat: katër të vdekur e tre të plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.