2007-12-24 17:32:13

Papa kryeson Meshën e mesnatës në Solemnitetin e Krishtlindjes.


(24.12.2007 RV)Bota e krishterë është në festë: kremton Lindjen e Krishtit, misterin e madh të dashurisë, që vijon të na mahnitë” - siç tha dje Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot.
Mesha e Krishtlindjes, që do të kremtohet sonte në mesnatë nga Papa Benedikti XVI në Bazilikën e Shën Pjetrit, do të transmetohet prej 90 stacioneve televizive nga mbarë bota; 42 prej tyre do të lidhen drejtpërdrejtë me Bazilikën e Popujve.Mesazhi ‘Urbi et Orbi’- ‘Romës e Botës’, që Papa Ratzinger do t’ua drejtojë 57 kombeve të ndryshme, duke nisur nga ora 12 e datës 25 dhjetor, në saje të lidhjeve satelitare, do të transmetohet nga 95 stacione televizive, duke i përcjellur mbarë Planetit Mesazhin që sjell Princi i Paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.