2007-12-24 17:35:22

Koncerti i Krishtlindjes në Tiranë.


(24.12.2007 RV) "Homazh Kinemasë" titullohet Koncerti i Krishtlindjes, interpretuar nga solistët e orkestrës së San Karlos të Napolit, që do të shfaqet më 25 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Koncerti përmban një program të pasur me muzikën e filmave më të njohur italianë e ndërkombëtarë.
Orkestra përbëhet nga mjeshtri Ilie Ionescu, në violonçelë, i shoqëruar nga Mariana Muresanu, violinë e parë, Amedeo Salvato në pianoforte, Gaetano Maria Palombo në flaut, Giuseppe Navelli në violë, Maria Chiara Aventaggiato në violinë, Gianluigi Pennino në kontrabas dhe Salvatore Piedepalumbo në fizarmonikë. Do të interpretohen pjesë muzikore nga S. Cipriani, A. Piazzolla, N. Rota, M. Steiner, J. Williams, R. Donaldson, N. Brodszky si dhe të shumë kompozitorëve të rëndësishëm bashkëkohorë. Si pjesë e orkestrës së Teatrit San Carlo të Napolit, grupi ka dhënë qindra koncerte në sallat më prestigjioze italiane dhe ndërkombëtare, duke marrë pjesë edhe në shumë festivale, si Festivali Ndërkombëtar i Linz në Austri si dhe në Festivalin J. Brahms në Ischia. Koncerti zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Ambasadorit të Italisë në Tiranë, si dhe të Institutit Italian të Kulturës.







All the contents on this site are copyrighted ©.