2007-12-22 17:39:53

Shqipëria nderon dom Nikollë Kaçorrin, protagonist i pavarësisë


(22.12.2007 RV)Dje, Shqipëria u kujtua më në fund për heronjtë e vërtetë të pavarësisë së saj. U dekoruan me Urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nënshkruesit e Aktit të Pavarësisë: Lef Nosi, Dom Nikollë Kaçorri, Mit’hat Frashëri, Pandeli Evangjeli dhe Ali Këlcyra. Nderimi u akordua nga presidenti Bamir Topi me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë. Ceremonia u organizua në selinë e kryesisë së Kuvendit.
Akti i Pavarësisë u ribotua nga parlamenti me rastin e 95 vjetorit të kesaj ngjarjeje të rëndësishme së bashku me emrat, firmat dhe fotografite e protagonistëve. Për të tërhequr dekoratën e dom Nikollë Kaçorrit, kurrë i përmendur nga komunizmi, pasi klerik katolik, ishte i pranishëm presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita, në mikrofonin tonë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.