2007-12-22 17:47:31

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(23.12.2007 RV)Sot, e Diela IV dhe e fundit e Kohës së Ardhjes, u përkujtua edhe Shën Gjoni i Ketit.
hënën do të kremtohet festa e Shën Tarsilës, virgjër romake, hallë e Shën Gregorit të Madh dhe e Shën Irmës, abateshë. Është Nata e Krishtlindjes!
Të martën e ardhshme - Solemniteti i Krishtlindjes, me mesazhin e Atit të Shenjtë drejtuar Romës e Botës.
mërkurën, do të përkujtojmë Shën Shtjefnin, martirin e parë të krishterimit dhe Shën Dionisin papë.
Të enjten është festa e Shën Gjonit, apostull e ungjilltar dhe e Shën Fabiolës vejushë romake, nxënëse e Shën Jeronimit.
Të premten e ardhshme përkujtohen Fëmijët e pafajshëm, martirë, mbytur nga Herodi, në përpjekjen për të zhdukur Krishtin Fëmijë
Java mbyllet të shtunën e ardhshme, me festën e Shën Tomës Beket, ipeshkëv i Kanterbërit .Nga Nata e Krishtlindjes tek Nata e Vitit të Ri 2008: të dielën e ardhshme përgatitemi pikërisht për të kremtuar natën-kufi ndërmjet 2007-tës e 2008-tës, në atmosferën e ‘Te Deum’, kur të krishterët falënderojnë Zotin për praninë e Tij në të gjitha ditët e vitit të kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.