Kremtimet liturgjike të Kohës së Krishtlindjes 2007-2008 që do të kryesohen nga Ati
i Shenjtë.
(23.12.2007 RV)Kremtimet e mëdha festive, kryesuar nga Benedikti XVI do të
nisin nesër në mesnatë, kur Papa do të kryesojë Meshën solemne në Bazilikën e Vatikanit;
më pas Dita e Krishtlindjes, me bekimin ‘Urbi et Orbi’, që Papa do ta japë në mesditë
nga lozha qëndrore e Bazilikës. Më 31 dhjetor, në orën 18.00, gjithnjë
në Bazilikën e Shën Pjetrit, Benedikti XVI do të kryesojë Lutjet e para mbrëmësore
të solemnitetit të Nënës së Zotit, pas të cilave adhurimi i Sakramentit dhe himni
‘Te Deum’, në përfundim të vitit civil. Më 1 janar 2008 Papa do të kremtojë
Meshën e solemnitetit të Nënës së Zotit, në përkim me Ditën e 41-të Botërore të Paqes
me temë “Familja njerëzore, bashkësi e paqes”. Meshë të tjera, të kryesuara nga
Benedikti XVI, do të jenë ajo e orës 10.00 e së dielës, 6 janar, në solemnitetin
e Dëftimit të Zotit, në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe e orës 10.00 të dielën e
mëpasme, festa e Pagëzimit të Krishtit, në Kapelën Sikstine, me ritin tradicional
të pagëzimit të fëmijëve. Së fundi, më 25 janar, Papa do të jetë në Bazilikën
e Shën Palit për kremtimin e Lutjeve mbrëmësore, në festën e Të kthyemit të Apostullit
të Popujve.