2007-12-22 18:13:40

Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, pritet me gëzim në Kishën katolike nga kard. O’ Konorr, kryeipeshkëv i Uestminsterit.


(22. 12.2007 RV)Toni Bler, ish-kryeministri britanik, hyri në bashkim të plotë me Kishën katolike, njoftimin e dha Kryedioqeza e Uestminsterit Ceremonia u organizua te premten 21 dhjetor, gjatë një Meshe kremtuar në kapelën e selisë ipeshkvnore te Uestminsterit. Kardinali Kormak Marfi O’Konorr pohon se e pranoi me kënaqësi Blerin në Kishën katolike. Për shumë kohë – vijon Hirësia e Tij në një notë – Bleri mori pjesë rregullisht në Meshën Shenjte, së bashku me familjen e tij. Muajt e fundit ndoqi një program formimi, nën drejtimin e imzot Mark O’Tuul, sekretar personal i kardinalit O’Konorr, gjatë të cilit u përgatit për të hyrë në bashkim të plotë me Kishën katolike. Kryeipeshkvi i Uestminsterit – përfundon nota – lutet për Blerin, për bashkëshorten e tij dhe për gjithë familjen në këtë çast gëzimi dhe shtegtimi të përbashkët në të njëjtën udhë feje”.







All the contents on this site are copyrighted ©.