2007-12-20 18:17:25

“Krishti, shpresa jonë”: u paraqit stema e vizitës së Benediktit XVI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


(20.12.2007 RV)“Krishti, shpresa jonë. Papa Benedikti XVI. Shtegtimi apostolik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - 2008”. Kështu shkruhet në stemën zyrtare të vizitës që Ati i Shenjtë do të bëjë në SHBA, në dioqezën e Nju Jorkut e të Uashingtonit, nga 15 deri më 20 prill 2008. Si jep këtë njoftim, një Komunikatë e Konferencës Ipeshkvnore të SHBA shpjegon se tema qendrore, nënvizuar në stemë, është Enciklika ‘Spe salvi’ (Me shpresën shpëtuam), botuar më 30 nëntor 2007, nga e cila është shkëputur pohimi: “Krishti është shpresa jonë e madhe e në Të gjejmë forcë për të kapërcyer çdo provë”.Autore e stemës, paraqitur në kanalin e internetit me adresën www.uspapavisit.org/mediakit/ është Donna Hobson, drejtoreshë e botimeve pranë Universitetit Katolik të Amerikës (CUA).







All the contents on this site are copyrighted ©.