2007-12-20 18:39:34

Hapësira Shengen zgjerohet me nëntë vende të reja evropiane.


(20.12.2007 RV)Kompromis në SHBA për të shtrirë asistencën shëndetësore të shtetit edhe për fëmijët e varfër. Por ligji nuk mbulon akoma 3 milion e 400 mijë fëmijë.
Më 3 tetor, presidenti amerikan Xhorxh Bush pati vënë veton mbi një ligj të Kongresit, që parashikonte shtrirjen e asistencës shëndetësore edhe për 10 milion fëmijë. Ky ishte një projekt tepër i kushtueshëm, sipas Shtepisë së Bardhë. Ligji i ri parashikon një numër më të vogël, prej 6 milion e 600 mijë fëmijësh. Të tjerët duhet t’u drejtohen shërbimit shëndetësor privat.


Në mesnatën e sotme, ndërmjet 20 dhe 21 dhjetorit, hapësira Shengen zgjerohet me nëntë vende të reja evropiane. Bëhen 400 milion qytetarët që do të mund të lëvizin lirisht në 15 vendet, të cilat aktualisht bëjnë pjesë në traktat. Vendet e reja janë ato që hynë në Bashkimin Evropian në vitin 2004, përveç Qipros, e cila akoma nuk ka plotësuar kushtet e nevojshme. Kjo ditë është konsideruar historike prej tyre, prandaj duke filluar nga mesnata, janë parashikuar festime për të shprehur gëzimin e mundësisë për të lëvizur lirisht. Sot hapen vetëm kufijtë tokësorë. Në aeroporte do të qarkullohet pa viza, duke filluar nga 30 marsi 2008.







All the contents on this site are copyrighted ©.