2007-12-20 18:16:55

Benedikti XVI fëmijëve të Veprimit katolik italian: “Ndiqeni Krishtin si Nenolina, duke ecur gjatë mbirrugës që çon në shenjtëri.


(20.12.2007 RV)RealAudioMP3 Shenjtëria nuk ka moshë e çdo stinë e jetës mund të jetë e përshtatshme për ta dashur mbi gjithçka Krishtin, siç bëri Antonieta Meo, e njohur si Nenolina, e cila vdiq shenjtërisht në moshën gjashtë vjeç e gjysëm. Pak ditë më parë Papa i njohu virtytet heroike shenjtores më të re, jo martire, në historinë e Kishës katolike.
E pikërisht këtë figurë të jashtëzakonshme sot paradite Benedikti XVI ia paraqiti si shembull 40 përfaqësuesve të Veprimit katolik të fëmijëve italianë, të cilët i priti në audiencë në Sallën e Konçistorit në Vatikan, për shkëmbimin e urimeve të Krishtlindjes.
Ajo e shenjtërisë është rrugë, po ka nga ata që e arrijnë cakun me shpejtësi të jashtëzakonshme, duke e shndërruar në mbirrugë. Këtë figurë përdori sot Papa në takimin me fëmijët e Veprimit katolik italian, me të cilët reflektoi mbi vlerën e dëshmisë së krishterë që në moshë të njomë, duke ecur në gjurmët e Nenolinës, anëtare e Veprimit katolik të kohës së saj, që diti të fitojë mbi sëmundjen e mbi vdekjen, duke arritur cakun e shenjtërisë:
Jeta e saj, sa e thjeshtë, aq e rëndësishme, tregon se shenjtëria është për të gjitha moshat: për fëmijët e për të rinjtë, për të rriturit e për pleqtë. Çdo stinë e jetës sonë mund të jetë e mirë për ta dashur seriozisht e për ta ndjekur besnikërisht Jezusin. Në pak vite, Nenolina arriti majën e përsosurisë së krishterë, në të cilën jemi të thirrur të ngjitemi të gjithë, duke përshkuar kështu ‘mbirrugën’ që çon tek Jezusi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.