2007-12-19 19:15:39

Kosova në Kwshillin e Sigurimit, ndërsa përgatitet të jetojë pa Serbinë


(19.12.2007 RV)Është mbledhur sot me dyer të mbyllura Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ku po diskutohet çështja e Kosovës. Në të marrin pjesë me të drejtë fjale edhe krerët udhëheqës të Kosovës e të Serbisë. Këshilli i Sigurimit drejtohet në këtë periudhë nga Italia.
Mbrëmë, ministri italian i Punëve të Jashtme, Masimo D’Alema është takuar si me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ashtu edhe me kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Ai dhe ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zelmaj Khalilzad kanë hedhur poshtë propozimin e Serbisë për vazhdimin e bisedimeve mbi statusin e Kosovës.
Edhe vetë Koshtunica është i bindur tashmë se vendet perëndimore mbështesin pavarësinë e Kosovës. Nuk pritej një marrëveshje për këtë në Këshillin e Sigurimit, por bashkësia ndërkombëtare ka si synim administrimin e kalimit të pushtetit në duart e kosovarëve në mënyrën sa më të qetë e më paqësore të mundshme. Por si po e përjeton momentin Kosova? Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina RealAudioMP3


Partia e afaristit kosovar Behxhet Pacolli nuk pranon të bëjë pjesë në të njëjtin koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas Aleancës Kosova e Re, partia e ish-presidentit Rugova u dënua me pak vota nga zgjedhësit, pikërisht sepse është e paaftë të udhëheqë institucionet vendore.







All the contents on this site are copyrighted ©.