2007-12-19 19:17:54

FMN: Shqipëria gënjen për statistikat


(19.12.2007 RV)Për të dytën herë brenda këtij viti, Fondi Monetar Ndërkombëtar hedh hijen e dyshimit lidhur me saktësinë dhe metodologjinë e vlerësimit të statistikave nga institucionet zyrtare në Shqipëri. Përfaqësuesja e FMN-së në Tiranë, An Margaret Uestin mori pjesë dje në punimet e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku u diskutua mbi treguesit statistikorë.
Sipas FMN-së, nuk janë pasqyruar si duhet statistikat e fuqisë punëtore dhe të rezultateve buxhetore. Shprehet shqetësimi për mundësinë e manipulimit të shifrave me urdhër të qeveritarëve, gjë që pengon hartimin e politikave të drejta për zhvillimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.