2007-12-19 19:21:03

58 viktima nga aksidenti i një treni në Pakistan


(19.12.2007 RV)58 të vdekur e 120 të plagosur për shkak të daljes së një treni nga shinat në Pakistan. Aksidenti ndodhi gjatë natës së djeshme, me një tren që po shkonte nga Karaçi në Lahore. Në një aksident automobilistik kanë gjetur vdekjen gjithashtu edhe 14 fëmijë. Sot, shpërthimi i një bombe gjatë një mitingu të Lidhjes Myslimane, partisë së presidentit Perevez Musharraf, ka shkaktuar së paku 2 të vdekur e 5 të plagosur në provincën juglindore të Balokistanit. Atentati është pjesë e klimës së ndezur që shoqëron fushatën elektorale për zgjedhjet legjislative, të cilat do të mbahen në Pakistan më 8 janar.







All the contents on this site are copyrighted ©.