2007-12-18 17:52:52

Koha e Ardhjes dhe perspektivat e Vitit të ri liturgjik në kryedioqezën e Tivarit: me ne, imzot Zef Gashi.


(18.12.2007 RV)Të enjten e kaluar dy ipeshkvij shqiptarë, kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi dhe ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini, ishin të pranishëm në takimin e Benediktit XVI me universitarët e Romës. Kryesonin grupin universitarëve shqiptarë, të cilët sollën në Romë ikonën e Zojës ‘Selia e Dijes’, për t’ua dorëzuar universitarëve rumunë. Emocionet e tyre të thella nga takimi me Papën jua percollëm në emisionet e kaluara. Pas takimit, ipeshkvijtë ishin mysafirë në Programin e gjuhës shqipe pranë Radio Vatikanit, ku na folën për problemet e tyre më të mprehta, duke nisur nga përgatitja shpirtërore e besimtarëve në këtë Kohë të Ardhjes, tek puna baritore me rininë e tek përpjekjet për të vënë në jetë mësimet e Doktrinës shoqërore të Kishës.
Ta ndjekim imzot Zef Gashin, që ndalet së pari tek përgatitja shpirtërore e besimtarëve shqiptarë të argjipeshkvisë së Tivarit për Kohën e Ardhjes: RealAudioMP3

Viti i ri liturgjik sapo ka filluar. Cilat janë synimet kryesore të veprimtarisë suaj baritore? RealAudioMP3

Dihet se ndjekja e Kishës nga ana e besimtarëve është gur themeli për edukimin e tyre shpirtëror… Sa e frekuentojnë Kishën besimtarët tuaj? RealAudioMP3









All the contents on this site are copyrighted ©.