2007-12-16 13:02:40

Studentët reflektojnë mbi vështirësitë në rrugën që çon drejt martesës


(16.12.2007 RV)Të enjten e kaluar Papa Benedikti XVI u takua me universitarët, ndër të cilët edhe një grup shqiptarësh me përgjegjësin për baritorinë studentore, don Dominik Qerimi dhe dy ipeshkvij: imzot Lucian Avgustini, ipeshkëv i Sapës dhe imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv metropolit i Tivarit. Studentët u dorëzuan kolegëve të tyre rumunë ikonën e Zojës “Selia e Dijes”, e cila erdhi në Vatikan nga një shtegtim gati një-vjeçar në Shqipëri. Për këtë aktivitet ju folëm javën që kaloi. Sot po ju propozojmë një reflektim të të rinjve dhe të don Dominik Qerimit për fjalimet e shumta të Atit të Shenjtë mbi martesën e fejesën, si edhe mbi marrëdhëniet paramartesore. Cili është mendimi i të rinjve dhe vështirësitë që hasin? Së pari, don Dominik Qerimi…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.