2007-12-13 17:34:15

Vdiq dje në Romë kardinali Stikler: Nesër në Shën Pjetër, Papa do të kryesojë Meshën e dritës.


(13.12.2007 RV)Benedikti XVI, në një telegram drejtuar familjarëve, shprehu ngushëllimet e tij të thella për vdekjen e Kardinalit, “për shumë vjet bashkëpunëtor i sinqertë e i zellshëm i Selisë së Shenjtë, dëshmitar besnik i Krishtit e i Kishës”.
Kardinali austriak Alfons Maria Stikler, 97 vjeç, arkivist e bibliotekar nderi i Kishës Shenjte Romake, ishte më i moshuari në Kolegjin kardinalor.Rregulltar salezian, ai qe shuguruar në Torino, në moshën 26 vjeçare. Pas një shërbimi prej 12 vjetësh si Rektor i Madh i Universitetit salezian, më 25 mars 1971 u emërua nga Pali VI prefekt i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Në këtë detyrë, ndërtoi hapësirat e nëndheshme për ruajtjen e të gjithë kodikëve të Bibliotekës si dhe mjedise të tjera, për të lehtësuar punën e studiuesve. U shugurua ipeshkëv dhe u krijua kardinal nga Papa Gjon Pali II.
Mesha e dritës, kryesuar nga Benedikti XVI, do kremtohet nesër në orën 17. 00.







All the contents on this site are copyrighted ©.