(12.13.2007 RV)Kosova sjell erë krize edhe në qeverinë e Beogradit. Partia
e presidentit Tadiç mbështet datën e zgjedhjeve presidenciale që u vendos dje, datën
e 20 janarit 2008. Partia e kryeministrit Vojisllav Koshtunica do të dëshironte një
shtyrje të zgjedhjeve, pasi nëse në janar Kosova shpall pavarësinë, ky akt mund të
kthehet menjëherë në mundësi për Tomislav Nikoliçin, alfierin e opozitës më ultranacionaliste
e revanshiste, që të ngrihet në rangun e presidentit nga zgjedhësit e zemëruar. Sondazhet
tregojnë që për momentin, serbët kanë akoma dëshirë të integrohen në Bashkimin Evropian,
gjë që i jep më shumë shanse presidetit aktual europeist Tadiç.