2007-12-13 18:38:15

Dita e nesërme dhe 19 dhjetori, ditë të rëndësishme për Kosovën


(13.12.2007 RV)Dita e nesërme dhe e mërkura e ardhshme, 19 dhjetor, janë shumë të rëndësishme për fatin e Kosovës. Nesër, dosja e ndërlikuar e Kosovës do të jetë në tryezën e krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian, që do të mblidhen në Bruksel për të siguruar unitetin e një vendimi që duket se tashmë është përcaktuar. Kosovës do t’i njihet satusi i pavarësisë së mbikqyrur, sipas planit të Ahtisarit.
Të mërkurën, do të jetë ministri i jashtëm italian, Masimo D’Alema, ai që do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku do të marrin pjesë edhe presidenti e kryeministri i Kosovës. Nuk dihet akoma nëse atyre do t’u jepet fjala dhe ende nuk është vendosur nëse Këshilli do të punojë me dyer të mbyllura. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së jashtme Italiane, Pasquale Ferrara, Bashkimi Evropian do të marrë si një i vetëm vendimin e vet, pasi të përfundojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Bashkësia ndërkombëtare ka një program me hapa të përcaktuar mirë dhe pret që serbët e kosovarët të japin prova përgjegjësie.
Ndërkaq, sekretari italian i punëve të jashtme, Famiano Kruçaneli është takuar sot në Moskë me zv-ministrin e jashtëm rus, Aleksandër Grushko, të cilit i ka kërkuar që Rusia të ketë një rol më konstruktiv në vendimin për statusin e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.