2007-12-12 18:57:36

U përurua lidhja e parë hekurudhore ndërmjet dy Koreve, pas 50 vjetësh. Impenjimet e Kishës për pajtimin.


(11.12.2007 RV)Hapa të vegjël në procesin e pajtimit ndërmjet të Koreve. Për herë të parë që nga fundi i luftës së 1950-1953-it, një karvan humanitar, i nisur nga qyteti korean i Munsanit, kapërceu sot paradite kufirin, për të arritur në stacionin Panmun, në Veri, pasi kishte përshkuar 16 kilometra rrugë. Në fillim kjo lidhje do të shërbejë vetëm për transportin e mallrave në dobi të një ndërmarrjeje industriale në të cilën punojnë 13 mijë verikoreanë.
Kujtojmë se këto ditë Benedikti XVI, duke pritur në audiencë ipeshkvijtë koreanë, në vizitë ‘ad Limina’, inkurajoi të gjitha nismat për pajtimin ndërmjet Koresë së Jugut me atë të Veriut, pajtim që Kisha e populli korean e presin me padurim prej shumë kohe, sepse është krejtësisht e papranueshme që i njëjti popull, të jetojë i ndarë më dysh. Historia ka vërtetuar gjithnjë se heret e a vonë, ai do të bashkohet!







All the contents on this site are copyrighted ©.