2007-12-12 18:43:53

Benedikti XVI të rinjve që do të mblidhen në Tezé: shpresa në Krishtin e falja reciproke janë çelësat për të risjellë paqen mbi tokë.


(12.12.2007 RV)“Vetëm Krishti na jep çelësin e shpresës së vërtetë, shpresë e cila e tejkalon çdo shpresë të vogël që mund të kemi, sepse na drejton nga e ardhmja, nga lumturia e amshuar, drejt së cilës ecim çdo ditë personalisht e me Kishën”. Kjo është zemra e mesazhit që Benedikti XVI i dërgon mijëra të rinjve të cilët, si çdo vit, përgatiten të marrin pjesë në Takimin e 30-të evropian të lutjes, organizuar nga Bashkësia e Tezesë. Nga 28 dhjetori 2007 e deri më 1 janar 2008, pjesëmarrësit në takim do të mblidhen në Palaexpo të Gjenevës për një etapë të re të “Shtegtimit të besimit mbi tokë”, i cili nisi në vitin 1978 me dëshirën e themeluesit të Tezesë, Vëllaut Rozhe Shuc.







All the contents on this site are copyrighted ©.