2007-12-11 18:03:56

Presidenti rus, Vladimir Putin mund të bëhet kryeministër


(11.12.2007 RV)Të kthehemi tek mbledhja e së premtes në Bruksel, e cila do të diskutojë edhe tema të tjera, përveç çështjes së Kosovës. Së pari, do të miratojë të ashtuquajturin “Grup reflektimi për horizontet 2020-2030”. Ai do të ketë për detyrë të vlerësojë dhe analizojë sfidat e 20 viteve të ardhshme. Në vitin 2010 duhet të paraqesë raportin e parë për modelin ekonomik, përgjegjësinë shoqërore, zhvillimin, sigurinë globale, emigracionin, energjinë, klimën dhe terrorizmin. Që të premten do të diskutohet gjerësisht edhe për emigracionin nga Rumania dhe për romët, në mënyrë që të përcaktohet politika evropiane për integrimin dhe përfshirjen shoqërore të tyre.


Presidenti aktual rus, Vladimir Putin mund të bëhet kryeministër. Të nesërmen e përkrahjes së Putinit për kandidaturën e Dmitri Medvedev si pasardhës i tij në Kremlin, ky i fundit pohon se kur t’i përfundojë mandati, presidenti mund të bëhet kryeministër. Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen më 2 mars 2008.








All the contents on this site are copyrighted ©.