2007-12-10 19:18:11

Nesër e pasnesër, Kombet e Bashkuara do të diskutojnë mbi politikat e reja për fëmijët


(10.12.2007 RV)Për herë të parë, numri i fëmijëve të vdekur në botë ulet nën dhjetë milion, duke arritur vitin e kaluar në 9 milion e 700 mijë. Në vendet në zhvillim, përqindja e fëmijëve nën peshë është zvogëluar, por mbetet i lartë numri i të vegjëlve (143 milion), që vuan nga ushqimi i keq. Këto janë të dhënat e raportit statistik “Përparime në botën e fëmijëve, një botë sipas vogëlushëve” paraqitur sot nga UNICEF-i në Nju Jork, në prag të mbledhjes plenare të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Nesër e pasnesër, Kombet e Bashkuara do të diskutojnë mbi politikat e reja për fëmijët.







All the contents on this site are copyrighted ©.