2007-12-10 19:19:39

Kryeipeshkvi i Jorkut proteston kundër Mugabes


(10.12.2007 RV)Mbledhja Bashkim Evropian – Afrikë, që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë, u karakterizua nga polemikat kundër presidentit të Zimbabves, Robert Mugabe, i akuzuar nga disa shtete si politikan racist e diktator i popullit të vet. Pas kryeministrit britanik, Gordon Braun, i cili nuk pranoi të shkojë në mbledhje, pikërisht se do të vinte Mugabe, i pranishëm për shkak të këmbënguljes së vetë vendeve afrikane, edhe kryeipeshkvi i Jorkut në Britaninë e Madhe, ugandezi Xhon Sentamu, në një emision të drejtpërdrejtë nga ekranet e BBC-së protestoi duke hequr qaforen e bardhë të priftit, duke e prerë me gërshërë e duke shpallur se nuk do të vërë një tjetër, derisa Mugabe të largohet nga pushteti. Imzot Sentamu kujtoi vuajtjet e popullit të Zimbabves, e cila dikur konsiderohej si hambari i drithërave për Afrikën, kurse sot politikat e Mugabes e kanë çuar një hap larg urisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.