BE-ja dhe SHBA-të: Shqipëria të refomojë drejtësinë dhe të luftojë korrupsionin
(07.12.2007 RV)Komisioni Evropian dhe SHBA-të i kanë kërkuar Shqipërisë të
realizojë sa më shpejt reformën e sistemit gjyqësor dhe të luftojë korrupsionin. Kështu
janë shprehur në Konferencën kombëtare të magjistratëve shqiptarë, përfaqësuesi i
Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan dhe ambasadori amerikan, Xhon Uidhërs.
Raporti i organizatës “Transparency International” mbi korrupsionin e vendos
Shqipërinë në vendet e para për mungesën e transparencës në botë. 71% e të intervistuarve
kanë deklaruar se kanë paguar para nën dorë, sidomos për shërbime mjekësore. Shqiptarët
zënë vendin e parë në botë për perceptimin se qeveria e tyre nuk është në gjendje
të luftojë korrupsionin dhe 61% e tyre mendon se niveli nuk do të ndryshojë.