2007-12-04 19:02:40

“Familja njerëzore, bashkësi e paqes”- ky është titulli i Mesazhit të Benediktit XVI për Ditën e ardhshme Botërore të Paqes.


(04.12.2007 RV)Dita e 41-të Botërore e Paqes do të kremtohet më 1 janar 2008. Kardinali Renato Rafaele Martino dhe imzot Gjampaolo Krepaldi, përkatësisht kryetar e sekretar i Këshillit Papnor të Drejtësisë e Paqes, do ta paraqesin Mesazhin të martën e ardhshme, në orën 11. 30, pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Është Mesazhi i tretë i Benediktit XVI për Ditën Botërore të Paqes. Mesazhi 2007 titullohej “Njeriu është zemra e paqes”, ndërsa për vitin 2006 Papa pati zgjedhur temën: “Paqja gjindet në të vërtetën”.









All the contents on this site are copyrighted ©.