2007-12-04 19:11:40

Papa emëroi profesor Antonio Paoluçin drejtor të Muzeve të Vatikanit.


(04.12.2007 RV)Muzetë e Vatikanit janë një kompleks me pasuri historiko-artistike të pallogaritshme, me 500 vjet histori mbi supe. Vizitohen çdo vit nga më se tre milion persona. Deri tani drejtoheshin nga doktor Françesko Buraneli, që Papa e emëroi sekretar të Komisionit Papnor për Pasuritë kulturore të Kishës dhe inspektor të Komisionit Papnor të Arkeologjisë kishtare.
Kujtojmë se drejtori i ri i Muzeve njihet si një nga specialistët më të mëdhenj të historisë së artit.







All the contents on this site are copyrighted ©.