2007-12-04 17:48:35

Ministri i jashtëm i Shqipërisë në Vatikan


(04.12.2007 RV)Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, Dominik Mambertì priti sot ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili ndodhej për vizitë në Vatikan. U fol për çështjet e përbashkëta ndërmjet dy shteteve. Pasdite, Basha u takua me ministrin e jashtëm italian, Masimo D’Alema.
Me kryeipeshkvin Dominik Mambertì, ministri i jashtëm i Shqipërisë u ndal në bisedë për dy marrëveshjet e rëndësishme që u nënshkruan kohët e fundit me Selinë e Shenjtë: ajo në fushën e shëndetësisë, me spitalin “Bambin Gesù” në Romë dhe ajo në fushën e së drejtës tatimore në Tiranë. Lulzim Basha e ftoi sekretarin për marrëdhëniet me shtetet për një vizitë në Shqipëri dhe shprehu edhe dëshirën e qeverisë për një vizitë të ardhshme të Papës Benedikti XVI në vend. U fol gjithashtu edhe për çështjen e Kosovës, ku Basha sqaroi se Tirana mbështet planin e Ahtisarit. Imzot Mambertì theksoi nevojën që çështja e Kosovës të zgjidhet në mënyrë paqësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.