2007-12-04 19:05:28

Imzot Mambertì: ‘Një nga sfidat më të mëdha për stabilitetin e sigurinë në botë është lufta kundër intolerancës fetare’.


(04.12.2007 RV)‘Sfida e perspektiva për sigurinë dhe stabilitetin panevropian’ ishte tema kryesore e fjalës që mbajti, pak ditë më parë, kryeipeshkvi Dominik Mambertì, sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, në Madrid të Spanjës, në kuadrin e Këshillit Ministror të OSBE-së, në të cilin bëjnë pjesë 55 vende: të gjitha vendet evropiane, SHBA, Kanadaja, Turqia dhe republikat aziatike të ish-Bashkimit Sovjetik. “Nuk i takon Selisë së Shenjtë të flasë për probleme ngushtësisht politike, e as që ka dëshirë ta bëjë këtë – theksoi prelati. Ajo që kërkon, është të respektohen e vërteta dhe drejtësia, të mbahen premtimet e të mos dëmtohen interesat legjitime dhe kërkesat e drejta të të tjerëve. Imzot Mambertì foli qartë: përfundojnë së shpejti disa afate të caktuara në agjendën e OSBE-së, që kërkojnë dialog e bashkëpunim, ndërsa kërcënimet e vazhdueshme dhe konfliktet e papërfunduara – nënvizoi Sekretari i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet - dëshmojnë se stabiliteti e paqja janë kantiere ende të hapura.







All the contents on this site are copyrighted ©.