2007-12-04 17:51:10

251 të sëmurë me Sidë, të regjistruar në Shqipëri


(04.12.2007 RV)Qeveria shqiptare do të kërkojë që rruga Durrës-Kukës-Prishtinë të zgjatet deri në Nish të Serbisë. Deklarata është bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në takimin e tretë vjetor të ministrave të transportit të Ballkanit. Berisha kërkoi gjithashtu, që Brukseli të përshpejtojë miratimin e korridorit 8. Ndërtimi i këtyre infrastrukturave do të siguronte më tepër lidhje për krejt zonën dhe daljen e vendeve fqinjë në det.


Jo më larg se dje u kremtua Dita Botërore e luftës kundër Sidës, sëmundje vdekjeprurëse që ka infektuar mëse 30 milion vetë në të gjithë planetin. Dikur në Shqipëri, kjo sëmundje as nuk njihej, por tani po përhapet me ritme të shpejta, siç tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik. Në Shqipëri rezultojnë 251 të sëmurë nga Sida, por mendohet se numri i tyre i afrohet njëmijëshit. Arësyeja e moszbulimit të të sëmurëve, sipas Institutit, qëndron në mungesën e testimit dhe të diagnostikimit të sëmundjes. Vetëm vitin e fundit, janë zbuluar 40 raste të reja dhe është në rritje numri i femrave të infektuara.


Studentët e Tiranës nuk mund të zhvillojnë normalisht mësimin në orët e pasdites, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Gjendja është aq alarmuese, sa e ka shtyrë rektorin e Universitetit Politeknik të deklarojë se është e nevojshme të shtyhen provimet. Tiranës i mungojnë dritat nga ora 16 deri në orën 20. Ankesat pranë Ministrisë së Arësimit dhe pranë KESH-it kanë rënë në vesh të shurdhër.







All the contents on this site are copyrighted ©.